Dy të mitur të dyshuar për therjen afër shkollës

Kronikë e zezë

Dy të mitur të dyshuar për therjen afër shkollës

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 09:36
Pamje nga vendi ngjarjes

Dy persona janë arrestuar për therjen e djeshme me thikë në Prishtinë.

 Policia ndaloi dy persona për therjen e djeshme afër  shkollës “Eqrem Çabej” të Prishtinës.

Sipas policisë, personat e dyshuar janë të mitur e me urdhër të prokurorisë janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Lidhur me rastin therje me thikë, dy personat e dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 24 orë. Personat e dyshuar janë të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

dje rreth orës 12:49, personi me iniciale B. B është therur me thikë dhe nga plagët e marra është dërguar në emergjencë për tretman të mëtutjeshëm.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliu por ai nuk dha detaje lidhur me rastin.

Se pse ka ndodhur therja mes këtyre personave detaje nuk ka bërë të ditura as Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat