Therje me thikë afër shkollës “Eqrem Çabej” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Therje me thikë afër shkollës “Eqrem Çabej” në Prishtinë

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 16:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para dy orësh një person është therur afër një shkolle në Prishtinë

Një person është therur me thikë afër hyrjes në oborrin e shkollës “Eqrem Çabej” të Prishtinës.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 13:00 të ditës së sotme.

“Rreth orës 12:49 në Rrugën ‘Remzi Salihu’ afër hyrjes së oborrit të shkollës ‘Eqrem Çabej’ ka ndodhur një therje me thikë ku në këtë rast është therur personi me inicialet B.B.,” tha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tregoi se “të njëjtit i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është dërgu në emergjencë”.

Rastet e tilla të therjeve, ose përleshjeve pranë shkollave nuk janë të rralla, transmeton kallxo.com.

Vitin e kaluar therja me thikë e një nxënësi ndodhi në oborrin e Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” të Suharekës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat