Kalonte kanabis me autobus drejt Greqisë, pranga 46-vjeçari

Kronikë e zezë

Kalonte kanabis me autobus drejt Greqisë, pranga 46-vjeçari

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 10:43
Qese plastike, me kanabis

Gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës, policia arrestoi një 46-vjeçar, pasi në fund të autobusit kishte fshehur katër pako me kanabis. Këtë mënyrë kishte menduar Daniel Brahimi për të kaluar rreth 1 kg drogë drejt Greqisë.

Policët e Kufirit gjatë kontrollit në vijën e dytë, të ushtruar në autobusin e linjës Vlorë -Athinë, kanë evidentuar disa pako të mbështjella me qese plastike, të cilat ishin në sediljen e fundit, ngjitur me xhamin e pasmë të autobusit.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, u gjetën 4 pako të mbështjella me qese plastike, me kanabis dhe me peshë totale 1 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat