I mori 2200 Euro për vizë amerikane, arrestohet mashtruesja 60-vjeçare

Kronikë e zezë

I mori 2200 Euro për vizë amerikane, arrestohet mashtruesja 60-vjeçare

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 09:51
ilustrim

Një grua 60 vjeçe në Tiranë është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh një gruaje.

Policia njofton se dje u arrestua shtetasja Erkanda Jaupllari, 60 vjeçe, banuese në Tiranë.

“Ajo me anë të mashtrimit, i ka marrë shumën prej 2200 Euro, shtetases R. M., 54 vjeç, duke i premtuar se do i nxirrte një vizë amerikane”- njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat