Ishte i dehur, i ngul thikën vetës

Kronikë e zezë

Ishte i dehur, i ngul thikën vetës

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 15:15
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Ahmetaq, në Vorë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme, H.K i moshës 35 vjeç, në gjendje të dehur, në banesën e tij është vetëplagosur me një thikë.

Po të njëjtat burime thonë se ai ka ngulur thikën në bark dhe plagosja ka qenë aksidentale.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat