Greqi, prangosen 3 shqiptarë, akuzohen për grabitje

Kronikë e zezë

Greqi, prangosen 3 shqiptarë, akuzohen për grabitje

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 23:03
Ilustrim

Tre shqiptarë janë arrestuar në qytetin e Nafplios të akuzuar për grabitje në të paktën 10 raste.

Sipas mediave greke, të arrestuarit dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhur në fshatrat e këtij qyteti.

Ata janë 28 vjeç, 29 vjeç dhe 30 vjeç. Vjedhjet nga shqiptarët janë kryer në periudhën 15 gusht deri më 1 shtator.

Të arrestuarit grabisnin para, bizhu e sende të tjera me vlerë nëpër banesa si dhe automjete. Vlera e sendeve të vjedhura kap vlerën e 1469 Euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat