Arrestohet bosi shqiptar i drogës pas 11 vitesh në kërkim

Kronikë e zezë

Arrestohet bosi shqiptar i drogës pas 11 vitesh në kërkim

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 20:08
Nimon Zogaj

Policia italiane, pas 11 viteve kërkim, ka vënë në pranga shtetasin shqiptar Nimon Zogaj, i dënuar nga drejtësia italiane me 22 vjet burg, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Akuza ndaj tij i referohet periudhës kohore 1997-1998, kur Zogaj ishte një nga bosët më të mëdhenj të lëndëve narkotike në mbarë rajonin e Lombardisë.

Në ato vite, pasi e kuptoi se policia italiane ishte vënë nën gjurmët e tij Nimon Zogaj u arratis në Zvicër, nga ku u riatdhesua në Itali më vitin 2005. Pasi bëri një muaj burg, ai u la nën hetim në gjendje të lirë deri në pritje të vendimit të drejtësisë italiane. Duke nisur nga ky vit, pra 2005, policia italiane kishte humbur gjurmët e tij.

48-vjeçari shqiptar Zogaj u identifikua dy ditë më parë në kufirin mes Malit të Zi e Kosovës. Ai u arrestua dhe tani do të vuajë dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat