Zbardhet plagosja me armë në Lezhë, arrestohet 1 person, 2 të tjerë shpallën në kërkim

Kronikë e zezë

Zbardhet plagosja me armë në Lezhë, arrestohet 1 person, 2 të tjerë shpallën në kërkim

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:07
Ilustrim

Policia e Lezhës zbardhi ngjarjen e ndodhur dje tek rreth-rrotullimi i Ishull - Shëngjinit, ku mbetën të plagosur 2 shtetas.

Policia identifikoi autorët e dyshuar, duke arrestuar njërin prej tyre si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerët

Sipas policisë më datë 30.08.2016, është njoftuar se tek rreth-rrotullimi i Ishull Shëngjinit, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilët falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale , bënë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes , mbledhjen e provave materiale, si dhe zbardhjen e ngjarjes, duke nxjerrë përfundim se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Vlash dhe Vlad Seferaj( vëllezër ) kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin Marjan Nikolli.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit T.K.( shok i Marjanit) dhe Marjan Nikolli të cilët ndodhen në spitalin e Traumes në Tiranë.

Pas një hetimi intensiv dhe të pandërprerë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë  të ngjarjes , në kohë rekord kanë bërë të mundur  identifikimin e autorëve,  duke arrestuar në flagrancë shtetasit :

1.  Marjan Nikolli, 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vrasje me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve" parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/5 të Kodit Penal.

2. Briken Kovaçi, 25 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale " Moskallëzim krimi" dhe "Përkrahje e autorit të krimit" parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal, pasi ky shtetas ka larguar me mjetin e tij nga vendngjarja , shtetasin Marjan Nikolli pas ngjarjes.

 Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, shtetasit:

1. Vlash  Seferaj, 31 vjeç , banues në Tiranë për vepren penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese"mbetur në tentative  dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 79 dhe 278/5 të Kodit Penal.

2. Vlad Seferaj, 27 vjeç, banues në Tiranë , për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 79 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

8 Gezhoja model 54

3 fishekë model 54 të pa qitura

7 gëzhoja 9mm pistoletë

Automjeti tip Benz në pronësi të shtetasit Bledar Kovaçi.

 Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat