Makina përplas për vdekje të moshuarin

Kronikë e zezë

Makina përplas për vdekje të moshuarin

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:48
Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme një këmbësor u aksidentua për vdekje me makinë nga një 50-vjeçar. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Rrogozhinë–Kavajë.

Në pranga u vu shtetasi Alfred Ahmeti, 50 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin Rrugor Rrogozhinë–Kavajë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar këmbësorin H. M., 86 vjeç, banues në fshatin Lekaj, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin e Durrësit.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit, është larguar nga vendi i ngjarjes. Parashikuar nga Nenet 290/3 & 273 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat