E sulmon për borxh, arrestohet

Kronikë e zezë

E sulmon për borxh, arrestohet

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:26
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar me mjet të fortë viktimën mashkull shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat