Policia jep detaje për plagosjen në Lezhë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen në Lezhë

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 00:11
Foto nga vendi ngjarjes

Policia ka dhënë sqarimet e para për plagosjen me armë zjarri të një personi në qytetin e Lezhës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në superstraden Lezhë -Tiranë, tek vendi i quajtur "Rrotondo".

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri Tonin Kola, 35 vjeç, banues në Shkodër i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.  Po shoqërohen disa persona për tu marrë në pyetje.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat