Pranga dy shqiptarëve me 22 kg kokainë me vlerë 2 milionë euro

Kronikë e zezë

Pranga dy shqiptarëve me 22 kg kokainë me vlerë 2 milionë euro

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 19:16
Kokaina

Gjatë një aksioni të policisë italiane kanë rënë në pranga 2 shqiptarë të cilëve u është sekuestruar një sasi e madhe kokaine.

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar me inicialet B.F duke drejtuar një automjet tip “Fiat 500”, ku kishte fshehur 5 pako kokainë të pastër me peshë totale rreth 6 kg. Por atij i janë gjetur edhe disa çelësa apartamentesh ku policia zbuloi një garazh, ku në të ai kishte futur një tjetër automjet tip “Benz”, i bërë enkas për trafik droge.

Por kërkimi vijoi në apartamentin ku ndodhej një tjetër shqiptari, 25-vjeçari  A.A., i cili u tha efektivëve se jetonte aty prej disa muajsh.

Brenda apartamentit policia gjeti edhe 16 kg kokainë si dhe 45 mijë euro. Kokaina ishin fshehur në vende të vështira, si kazani i lavatriçes e deri te sirtarët e një komodine.

Më pas policia kontrolloi edhe te shtetasi B.F, 26 vjeç, i cili u ndalua nën drejtimin e mjetit “Fiat” ku gjeti 14500 euro.

Sipas policisë, droga vinte nga Evropa Veriore. Droga ishte e cilësisë më të lartë dhe nëse shitej në treg kapte vlerën e mbi 2 milionë eurove.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat