Përdori eksploziv për të peshkuar, arrestohet 39 vjeçari

Kronikë e zezë

Përdori eksploziv për të peshkuar, arrestohet 39 vjeçari

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 18:14
Policia e Shqipërisë

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës në Shqipëri, për shkak të peshkimit të paligjshëm.  I arrestuari  është shtetasi shqiptar Arben Rakaj, 39 vjeç, banues në Shënkollë.

Policia e Shqipërisë bën me dije se Rakaj është kapur në flagrancë në vendin e quajtur Gryka e Vainit, në Lezhë duke kryer gjueti peshkimi të paligjshme me eksploziv të përgatitur në mënyrë artizanale në banesen e tij.

Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua një shishe me lëndë eksplozive nitrat me kapsolle donatore dhe fitil zjarr përcjellës të pa shpërthyer.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Peshkimi i ndaluar”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat