Operacioni - Fier, asgjesohen 1880 rrënjë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Operacioni - Fier, asgjesohen 1880 rrënjë kanabis sativa

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 08:41
ilustrim

Policia e Fierit ka asgjesuar 1880 rrënjë kanabis sativa, e cila ishte mbjellë në disa zona të ndryshme.

Në vendin e quajtur “Pylli i lumit” në fshatin Adë, u gjetën dhe u asgjesuan me djegie 1520 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vendin e quajtur “Çezma” në fshatin Drenovë, Mallakastër, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie  15 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Drenovë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 270 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në kufirin ndarës të fshatrave Luar dhe Mbërës, Rroskovec, në një sipefaqe të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 75 bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat