Shqiptari i vjedh identitetin italianit, tenton t’i shpëtojë policisë

Kronikë e zezë

Shqiptari i vjedh identitetin italianit, tenton t’i shpëtojë policisë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:54
Ilustrim

Policia italiane ka mundur të prangos një shqiptar, i cili ishte dënuar nga një gjykatë në Firence për shpërndarje droge.

Sipas mediave italiane, shqiptari me iniciale, A.X, 32 vjeç, ishte dënuar nga gjykata me 1 vit e njëmbëdhjetë muaj burg.

Në momentin e arrestimit, shqiptari ka treguar një dokument fals me identitetin e një fshatari, ku sipër kishte vendosur fotografinë e tij.

32-vjeçari është dërguar në burgun e Pratos, ku dhe do të vuaj dënimin e dhënë nga gjykata italiane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat