Zbulohen 5 parcela me 3800 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Zbulohen 5 parcela me 3800 rrënjë kanabis

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:42
Ilustrim

Rreth 3800 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Sipas policisë lokale, bima narkotike u zbulua në fshatin Tragjas dhe ishte e mbjellë në pesë parcela.

Bëhet e ditur se bimët u asgjësuan përmes djegies. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat