Një mësues ka vrarë gruan dhe tre djemtë e tij me thikë, dhe më pas është vetëvrarë.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në Irlandë.
Trupat e pajetë janë gjetur në banesën e tyre.
Mësuesi 40-vjeçar kishte qëlluar me thikë të shoqen 30-vjeçare, dhe më pas edhe tre djemtë e tij, 13, 11 dhe 6 vjeç.
Më pas, me të njëjtën thikë ka vrarë veten.
Banorët e zonët janë shprehur të shokuar, pasi mësuesi njihej si një njeri i respektuar.
Për momentin, shkaqet e këtij krimi të tmerrshëm nuk dihen.