Rreth 1500 vrasje për 15 vjet në Kosovë

Kronikë e zezë

Rreth 1500 vrasje për 15 vjet në Kosovë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:00

Vrasjet në Kosovë kanë shtuar pasigurinë dhe frikën te qytetarët e Kosovës.

Vetëm gjatë këtyre muajve të këtij viti kanë ndodhur 23 vrasje, të cilat kanë sfiduar sistemin e sigurisë  dhe drejtësisë në vend.

Se numri i vrasjeve është shtuar këtë vit tregojnë edhe statistikat zyrtare të Policisë.

Vitin e kaluar në këtë periudhë kanë ndodhur 11 vrasje, për dallim nga ky vit i cili përfshin 21 vrasje vetëm në këtë shtatë mujor, raporton Tribuna Channel.

Ndërsa, brenda 15 vjet të pasluftës në Kosovë, përkatësisht, nga 99 e deri në 2014 kanë ndodhur rreth 1500 vrasje të motiveve të ndryshme.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat