15 vjeçari në timon pa patentë, aksidentin 3 persona

Kronikë e zezë

15 vjeçari në timon pa patentë, aksidentin 3 persona

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:11
Ilustrim

Policia e Delvinës vuri në pranga një 15 vjeçar për drejtim të automjetit pa patentë.

U arrestua adoleshentin me iniciale R.D, banues në fshatin Kopacez, Delvinë.

Policia lokale sqaron se arrestimi i adoleshentit u bë pasi duke udhëtuar me një automjet në aksin rrugor Vergo – Shijan, ka goditur një shtyllë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. (foto ilustrim)

Njoftimi i policisë:

Policia arreston në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin: R.D., 15 vjeç, banues në fshatin Kopacez, Delvinë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë AA842GZ në aksin rrugor Vergo – Shijan pranë vendit të quajtur “Qafa e Beshirit” ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta ai vetë (drejtuesi i mjetit) si dhe dy shtetas të tjerë pasagjer në këtë mjet (A.D – 12 vjeç dhe N.D – 21 vjeç).

Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat