Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se disa persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi meqë rast kanë vjedhur një llop top, disa kartele bankare, para të gatshme dhe çelësat e veturës ku më pas kanë vjedhur edhe veturën e tipit BMW.
Policia e Kosovës njofton se rasti është duke u hetuar.