(E plotësuar) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Golem të Kavajës. Policia raporton se rreth orës 19:50, në Golem, tek kompleksi “Murrizi”, Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me sëpatë, bashkëshorten e vet shtetasen Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
Autori është vetë-dorëzuar tek Posta e policisë e Golemit.
Policia thotë se punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga burime të lapsi.al mësohet se çifti i të moshuarve jetonte në Tiranë, por kishte marrë një shtëpi me qera për disa ditë në plazh.
Nga dëshmia e dhënë para policisë, i moshuari ka thënë se e ka vrarë gruan pasi i kishte bërë shumë pyetje se ku kishte qenë.
“E vrava se vetëm më pyeste ku kisha qenë” – kak thënë i autori. Dyshohet se ai ka vepruar nën efektin e pijes.73 vjeçari vret bashkëshorten me sëpatë dhe dorëzohet në policinë e Golemit
Policia bën me dije se rreth orës 19:50, në Golem, tek kompleksi “Murrizi”, shtetasi Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me armë të ftohtë (sëpatë), bashkëshorten e vet shtetasen Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
Autori është vetëdorëzuar tek Posta e Golemit.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.