Dy grupe të armatosura, përleshen në parkingun e ETC-së

Kronikë e zezë

Dy grupe të armatosura, përleshen në parkingun e ETC-së

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 20:15
Etc

Shkëmbimi i zjarrit që ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të qendrës tregtare ETC në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë, dyshohet e ka ndodhur ndërmjet dy grupeve.
Këtë e konfirmon Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Flora Ahmeti, një nga zyrtaret për media të policisë, konfirmoi për mediat vendore se forcat e rendit janë njoftuar rreth orës 19:00 për të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në parkingun e kësaj qendre tregtare që ndodhet përgjatë rrugës Prishtinë-Podujevë.

“Rreth orës 19:00 kemi mare informatë për një gjuajtje me armë, në rrugën Prishtinë – Podujevë. Kemi informata se ishin dy grupe”, tha Ahmeti, sipas së cilës, policia është në vendin e ngjarjes dhe më vonë pritet të ketë më shumë informacione në lidhje me rastin.

Të shtëna në ETC

Është raportuara për të shtëna me armë zjarri në njërin nga pikat e rrjetit të qendrës tregtare  ETC.

Sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për qendrën tregtare ETC në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tash për tash ende nuk janë dhënë informacione më të hollësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat