Të shtëna me armë në Tiranë, arrestohen 3 persona në gjendje të dehur

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Tiranë, arrestohen 3 persona në gjendje të dehur

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia sqaroi ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në rrugën e “Elbasanit” në kryeqytet, ngjarje e cila alarmoi qytetarët pasi u raportua për të shtëna me armë.

Policia arrestoi tre persona të cilët kanë qëlluar më armë në ajër. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në “Rrugën e Elbasanit” pranë “Liceut Artistik”.

Ata kanë qëlluar në ajër teksa ndodheshin në makinën tip fuoristradë, ndërkohë që ktheheshin nga një drekë në Mullet.

Policia menjëherë ka sekuestruar armën e zjarrit, si edhe ka arrestuar shtetasit Ermal Kadilli, Dritan Masha dhe Dritan Ago.

Arma i përkiste  shtetasit Ermal Kadilli, i cili u neutralizua nga një police femër.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur kapjen në flagrancë të tre shtetasve:

Ermal Kadilli, 36 vjeç, banues Tiranë

Dritan Masha, 36 vjeç, banues Tiranë

Dritan Ago, 35 vjeç, banues Tiranë

Të tre shtetasit e sipërpërmendur udhëtonin në një automjet  tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe  dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga  një resort (bar -restaurant) në Mullet.

Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre.

Rreth orës 14:40, janë konstatuar në  rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut.

Në momentin e ndalimit këta shtetas  kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjëherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri  pistoletë tip TT.

Dyshohet se arma i përkiste  shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje (Mullet)janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat