Aksident, vdes këmbësori

Kronikë e zezë

Aksident, vdes këmbësori

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 16:39
Ilustrim

Mbrëmë në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Policia raporton se në rrugën “Hasan Remniku” i  dyshuari derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka goditur një  këmbësor.

Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse dhe prokurori. Me urdhër të prokurorit trupi  i pajetë i viktimës është dërguar  për obduksion në IML - Prishtinë  ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat