Pranga 25-vjeçarit, aksidentoi për vdekje kalimtarin në autostradë

Kronikë e zezë

Pranga 25-vjeçarit, aksidentoi për vdekje kalimtarin në autostradë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:49
Aksident rrugor-Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas. Policisë Durrës ka arrestuar për këtë aksident Enri Tafa 25 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, ditën e shtunë, në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, duke drejtuar mjetin tip "Ford” me targa Italiane DL 004 JV, ka aksidentuar këmbësorin N.R. 77 vjeç, banues në Durrës.

Viktima ka tentuar të kalojë rrugën duke kapërcyer trafikndarësen, kur është aksidentuar nga 25-vjeçari.

77-vjeçari ka humbur jetën, pasi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra nga goditja e makinës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat