Të shtëna me armë te Liceu Artistik, autori: Qëllova pa arsye

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë te Liceu Artistik, autori: Qëllova pa arsye

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:46
Policia e Tiranës

Një person ka qëlluar me armë në ajër në zonën e Liceut Artistik rreth orës 14:40 minuta. Të shtënat kanë shkaktuar frikë dhe panik të banorët e zonës dhe kalimtarët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga personin e dyshuar. Ai ka qenë në një makinë bashkë me dy persona të tjerë në momentin që ka qëlluar me armë.

Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Paraprakisht mësohet se autori i arrestuar është shprehur se ka qëlluar me armë pa ndonjë arsye të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat