Vajzat ikin nga shtëpia: Nëse na doni mos na kërkoni

Kronikë e zezë

Vajzat ikin nga shtëpia: Nëse na doni mos na kërkoni

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:43
Ilustrim

Janë marrë në pyetje nga policia e Elbasanit 3 minorenet e larguara nga banesat e tyre në fshatin Selcë e Poshtme në Pogradec. të Shqipërisë.

Denoncimi u bë nga Bashkim Çollaku që deklaroi se dy vajzat e tij Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku, 14 vjeç, së bashku me fqinjën e tyre, me inicialet A.B 16 vjeç, ishin larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë qe prej mbrëmjes te se premtes.

Ato janë larguar gjatë natës nga shtëpia ndërsa i kishin thënë të atit se do të flinin te shtëpia e komshies. Në policinë e Elbasanit vajzat kanë deklaruar se ishin larguar me dëshirë nga shtëpia dhe se nuk ishin mashtruar nga ndonjë person. Ato kanë rrëfyer se kishin ikur mevullnetin e tyre. Është zbardhur edhe sms-ja që njëra prej tyre ka dërguar për babanë e dy motrave të tjera.

“Xhaxhi Bashkim, ne u larguam nga banesa. Nëse na do, mos na kërko më. Ju nuk na kuptuat asnjëherë ne. Kemi vuajtur shumë, ndaj vendosëm të largoheshim. Të lutem mos na kërko më. OK”, ishte mesazhi i lënë, shkruan Lapsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat