Arrestohet 68 vjeçari, plagosi nipin me thikë

Kronikë e zezë

Arrestohet 68 vjeçari, plagosi nipin me thikë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 15:05
Ilustrim

Është arrestuar në flagrancë një i moshuar i cili akuzohej për plagosje.

Shefqet Molla, 68 vjeçar u vu në pranga nga Policia e Shkodrës në Shqipëri,  pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ai ka goditur me sende të forta dhe mjete prerëse nipin Sh.M, 49 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Si pasojë 49 vjeçari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 89 e 279 të Kodit Penal, shkruan Lapsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat