Një 31-vjeçar në Lezhë ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 të 20 gushtit 2016 në lagjen e spitalit në Lezhë.
Shtetasi A.K. 31 vjeç, është qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që po lëvizte me mjetin e tij afër banesës. I plagosuri është dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga hetimet paraprake, policia thotë se ky shtetas është me preçedent penal të mëparshëm.
Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po zhvillohen në disa pista.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSh-në kanë bërë krehjen e zonës si dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Gjithashtu janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.
Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.