Përplas dy makina dhe ikën nga vendgjarja, kapet shoferi i dehur

Kronikë e zezë

Përplas dy makina dhe ikën nga vendgjarja, kapet shoferi i dehur

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 23:33
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Sipas bluve, “sot në orët e pasdites, shtetasi Preng Gjikolaj duke drejtuar mjetin me targa AA904LH ka goditur 2 mjete,  duke shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendngjarja”.

Vetëm pak minuta më vonë ai është konstatuar duke drejtuar një mjet taksi me targa AA070T.

Punonjësi i Policisë rrugore që ka konstatuar shoferin e identifikuar si shkaktar të aksidentit të dyfishtë ka tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë nga mjeti për të shmangur ndonjë ngjarje tjetër, por ka hasur në  kundërshtimin e tij.

Gjikolaj është larguar me forcë me mjetin me targe AA 070 T dhe u ndalua nga shërbimet e Komisariatit nr 4 në Tiranë.

Pasi iu bë testi i alkoolit rezultoi se Gjikolaj kishte konsumuar 0,65 mg/l dhe u arrestua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat