U larguan nga shtëpia, gjenden në Elbasan 3 vajzat

Kronikë e zezë

U larguan nga shtëpia, gjenden në Elbasan 3 vajzat

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 23:28
Bleona Çollaku

Gjenden 3 vajzat e zhdukura nga fshati Selcë i Pogradecit. Vajzat u gjetën në Elbasan dhe ndodhen në komisariat. Ende nuk dihen shkaqet e largimit nga banesa të 3 vajzave të cilat kishin humbur kontaktet me familjen që mbrëmjen e të premtes. Policia e Elbasanit i ka vënë në dispozicion menjëherë psikologe dhe një oficere të policisë gjyqësore.

Ishte babai i Bleonës dhe Lorenës ai që bëri denoncimin në polici se vajzat ishin larguar dhe nuk dihej se ku ndodheshin. Sipas 45-vjeçarit 2 vajzat u larguan sëbashku me fqinjën e tyre, Arjola Baci 16 vjeçe, dhe ishin larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat