Dy vajzat e zhdukura në Pogradec, babai: Dyshoj se i morën për trafikim

Kronikë e zezë

Dy vajzat e zhdukura në Pogradec, babai: Dyshoj se i morën për trafikim

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 17:34
Bleona Çollaku

U larguan me fqinjën e tyre, babai i alarmuar njofton policinë për zhdukjen e dy vajzave të mnitura, 14 dhe 16 vjec.

Burime nga policia pohuan se Bashkim Çollaku, 45 vjeç, ka deklaruar se dy vajzat e tij, Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku, 14 vjeç, së bashku me fqinjën e tyre, Arjola Baci, 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Fill pas denoncimit, Bashkim Çollaku rrëfehu për  mediat shqiptare se vajzat ishin larguar mesnatën e së premtes dhe që prej asaj kohe nuk ka folur më me to. Ai ka pohuar edhe njëherë se vajzat janë larguar me shoqen e tyre Arjola Baci, të cilën sipas tij e kanë edhe fqinjë, ndërsa shtoi se ka frikë se dikush mund t’i ketë marrë për qëllime trafikimi. “I kam rritur me shumë mundime dy vajzat e mia. Kam frikë se mund të mi trafikojnë vajzat, ndaj i bëj apel policisë që ti gjejë sa më parë vajzat. Shoqen e tyre unë e mbaja si vajzën time. Dyshoj se dikush i mori me qëllim trafikimi.”, tha babai.

Policia e Pogradecit bëri me dije se po vijojnë kërkimet, për gjetjen e tre vajzave, ndërsa janë marrë në pyetje të afërm të të dy familjeve. Hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të largimit me dëshirë të vajzave me persona që mund t’i kenë njohur sëfundmi, si dhe pista e dytë, ajo e trafikimit të mundëshm drejt Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat