Erion Toro do të varroset në Roskovec, familjarët në pritje të trupit

Kronikë e zezë

Erion Toro do të varroset në Roskovec, familjarët në pritje të trupit

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:18
Erion Toro

Arkivoli i Erion Toros nuk ishte mes atyre të viktimave të tjera të tërmetit në Itali, që u përcollën për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore në Ascoli Piceno.

Kryefamiljari 32 –vjeçar do të varroset në vendlindje.

Familja e tij në Kurjan të Roskovecit, në Fier, e pret trupin të hënën.

Emigranti 32-vjeçar nga Kurjani i Roskovecit ndodhej në banesë bashkë me gruan dhe 2 vajzat në momentin e rënies së termetit. Bashkëshortja dhe të bijat u nxorën nga gërmadhat me lëndime të lehta.

Erioni ishte djali i vetëm i familjes me 5 anëtarë dhe kishte emigruar që 15 vjeç në Itali, ku krijoi edhe familjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat