Parandalohet konflikti për pronën, 2 vëllezër në pranga 1 në kërkim

Kronikë e zezë

Parandalohet konflikti për pronën, 2 vëllezër në pranga 1 në kërkim

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:12
Ilustrim

Një konflikt për prona për pak sa nuk është kthyer në një masakër të vërtetë. Policia ka arrestuar dy vëllezër dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ditën e djeshme në fshatin Hotesh, Dibër, një konflikt për motive pronësie u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Tre vëllezër në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e mbrëmjes, janë konfliktuar fizikisht për motive pronësie me shtetasin S. Xh., 74 vjeç, duke e dëmtuar fizikisht.

Pas konfliktit 74-vjeçari ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën e gjahut të cilën e kishte me leje. Mbërritja e policisë ka bërë të mundur që ai të kapej dhe t’i bllokohej arma e gjahut që e kishte me leje si dhe të parandalohej përshkallëzimi i konfliktit.

Më pas i dëmtuari si pasojë e plagëve të shkaktuara nga tre vëllezërit është dërguar në Spitalin e Peshkopisë për mjekim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve, si dhe shpallja në kërkim e vëllait të tretë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim”.

Baftjar Xhurxhi, 42 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hotesh-Njësia Administrative-Luzni-Dibër. Urim Xhurxhi, 38 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hotesh, Dibër. Si dhe u shpall në kërkim policor E. Xh, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hotesh, Dibër, ku vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat