Identifikohen dy prej vajzave të zhdukura në Pogradec

Kronikë e zezë

Identifikohen dy prej vajzave të zhdukura në Pogradec

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 15:51
Bleona Çollaku

(E plotësuar) - Tre vajza të mitura janë denoncuar të humbura, në fshatin Selcë të poshtme të Pogradecit.

Mediat shqiptare pohuan se Bashkim Çollaku, 45 vjeç, ka deklaruar se dy vajzat e tij, Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku, 14 vjeç, së bashku me fqinjën e tyre, me inicialet A.B 16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre.

Policia e Pogradecit bëri me dije se po vijojnë kërkimet, për gjetjen e tre vajzave, ndërsa janë marrë në pyetje të afërm të të dy familjeve. Hetimet janë përqendruar në dy pista, në largimin me dëshirë të vajzave me persona që mund t’i kenë njohur së fundmi, si dhe pista e dytë, ajo e trafikimit të mundshëm drejt Maqedonisë.

Me qëllim hetimin e plotë dhe gjithëpërfshirës, burime nga policia bëjnë me dije se karakteristikat e vajzave u janë dhënë dhe Policisë Kufitare dhe autoriteteve maqedonase dhe greke.

Nisin kërkimet - Shkojnë të flenë tek shoqja, tre të miturat ikin pa lënë gjurmë

Tre vajza të mitura më e vogla 14 vjeçe janë larguar në drejtim të paditur. Dy prej tyre janë motra, B.Ç, 16 vjeç dhe L.Ç, 14 vjeç të cilat shkonin e flinin te fqinja e tyre A.B 16 vjeçe në fshatin Selcë e Poshtme.

Edhe më 26 gusht dy vajzat kishin shkuar të flinin tek shtëpia e shoqes së tyre e cila i kishte prindërit në Greqi.

Mirëpo mëngjesin e 27 gushtit ata nuk janë kthyer në shtëpi. Vajzat nuk janë gjetur as në banesën e fqinjës.

Menjëherë i ati ka bërë denoncimin në polici. Mësohet se forcat blu janë nisur drejt fshatit për të gjetur vajzat ndërsa po kontrollohet dhe në banesa të personave të dyshuar apo të afërm që mendohet se mund të kenë shkuar vajzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat