Konfiskohen armë e fishekë në Klinë

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë e fishekë në Klinë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 14:09
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Klinë, njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse, pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar, kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi armësh të llojeve të ndryshme.

Nga njoftimi i Policisë bëhet e ditur se janë konfiskuar: dy armë automatike, dy revole, rreth 200 fishek të kalibrave të ndryshëm dhe një sprej.

Policia njofton se rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat