Therje me thikë në Podujevë

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Podujevë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 12:57
Ilustrim

Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar deri në konflikt fizik dhe një i dyshuar ka therur me thikë një mashkull të nacionalitetit shqiptar.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:42 njofton policia e Kosovës, derisa nuk tregon nëse është arrestuar dikush për këtë rast.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Ndërsa njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat