E godasin me kondak të armës, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

E godasin me kondak të armës, arrestohen dy persona

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 12:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Viti, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që të njëjtit dyshohet se, pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull shqiptar, të njëjtin e kanë goditur  me kondak të armës duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima pas tretmanit  mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit është liruar, ndërsa njësitet policore me urdhër të GjPP kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat