I gjenden municione në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Mallakastër

Kronikë e zezë

I gjenden municione në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Mallakastër

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 11:49
ilustrim

Një 35-vjeçar në Mallakastër ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar municione luftarake.

Mësohet se është arrestuar Berti Xhelaj, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan 61 fishekë automatiku model 56, 1 krëhër dhe 6 mbajtëse metalike fishekësh.

Para se të fillonte kontrolli Berti Xhelaj u largua me shpejtësi nga banesa duke mos u bindur thirrjeve të policisë, por pas ndjekjes nga patrulla e policisë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat