Vlorë, 2 italianëve i merr flakë makina, e kishin marrë me qera

Kronikë e zezë

Vlorë, 2 italianëve i merr flakë makina, e kishin marrë me qera

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 22:51
makina djegur

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Himarë-Borsh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 18:30.

Sipas policisë, makina tip ”Toyota” me targa AA 662 JZ ishte marrë me qera nga dy shtetas italianë, por për shkak të një shkëndije elektrike makina ka marrë flakë duke u djegur plotësisht.

Fatmirësisht dy shtetasit italiane nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat