Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e dyfishtë në Deçan

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e dyfishtë në Deçan

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:14
Durim Lushaj

Policia e Kosovës sot rreth orës 13:40 ka arrestuar D.L. i lindur (1989) nga fshati Shaptej të komunës së Deçanit, i dyshuar i dytë për vrasjen e vëllezërve Ramaj që ka ndodhur mbrëmë në Deçan.

Me këtë rast është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Të gjitha veprimet e hetueseve policor janë bërë në koordinim  të plotë me Prokurorin e Shtetit. Hetuesit gjatë procesit hetimor janë duke bërë përpjekje për të zbuluar motivin dhe rrethanat tjera të cilat kanë çuar deri te ky rast i vrasjes.

 Burim dhe Rexhep Ramaj janë vrarë mbrëmë në fshatin e tyre Shaptej. Pas vrasjes është arrestuar i dyshuari S.L babai i të dyshuarit që është arrestuar sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat