Vdekja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, lihen në burg dy të arrestuarit

Kronikë e zezë

Vdekja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, lihen në burg dy të arrestuarit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:23
Ardit Gjoklaj

Deri në përfundim të hetimeve, dy personat të cilët dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, do të qëndrojnë në burg.

Gjykata e Apelit ka refuzuar të lirojë Edmond Kallarin, i cili ishte shoferi i fadromës më të cilën u shtyp adoleshenti. Togat e zeza kanë refuzar edhe lirimin e Dëfrim Hakramës, përgjëgjesi i turnit në landfill, natën e ngjarjes. Hakrama mësohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe ka pranuar se 17-vjeçari kishte mbi një muaj që punote aty.

Sipas tij, ai ishte një punëtor i paregjistruar sipas ligjeve dhe punonte në të zezë. Hetuesit janë në pritje të disa informacioneve  të cilat janë kërkuar nga disa institucione, për të konfirmuar numrin e punëtorëve të ligjshëm aty. Më pas, kjo listë do të krahasohet me atë të personave që hynin në landfill.

Në pyetje Prokuroria ka marrë disa punëtorë të landfillit, të cilët kanë konfirmuar se Ardit Gjoklaj ishte punëtor prej me shumë se një muaji aty, dhe natën e vrasjes ai ka qenë prezent kur është bërë apeli i punëtoreve. Vdekja e Gjoklajt ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të datës 7 Gusht, gjatë kohës që punëtorët po pushonin për shkak të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat