Asgjësohen mbi 2 mijë rrënjë kanabis, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Asgjësohen mbi 2 mijë rrënjë kanabis, arrestohet një person

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 14:20
Kanabis

Në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, policia e Pukës asgjësoi 2400 bimë narkotike të kultivuara në 1 parcelë si dhe sekuestroi 2 armë zjarri, një pushkë model-56 dhe një automatik model-sharrs.

Nga informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Kujtim Përndoj, 29 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

Gjatë momentit që forcat policore kanë kapur në flagrancë shtetasin Kujtim Përndoj bëhet me dije se janë dëgjuar të shtëna armësh në distancë, por jo në drejtim të forcave policore. Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë përdorur armë zjarri gjatë operacionit policor.

Ndërsa në Tepelenë, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrolli i ushtruar nga policia në vendin e quajtur “Shqefarak”, Rexhin, Njësia Administrative Kurvelesh, Tepelenë u konstatuan dhe u asgjësuan në 3 parcela 700 bimë të dyshuara kanabis sativa.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat