Zjarri i afrohet qytetit të Shengjinit, dy vatra rrezikojnë resortet tek “Rana e Hedhun”

Kronikë e zezë

Zjarri i afrohet qytetit të Shengjinit, dy vatra rrezikojnë resortet tek “Rana e Hedhun”

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 12:10
Zjarr-ilustrim

Vatrat e zjarrit që përfshinë malin e Shengjinit 3 ditë më parë vazhdojnë të jenë aktive.

Gjatë natës flakët e zjarrit kanë përparuar drejt qendrës së qytetit të Shengjinit. Edhe pse zjarrfikësit dhe forcat komando të përfshira në operacionet e shpëtimit krijuan një perimeter sigurie, aktivizimi i 2 vatrave në zonën e “Ranës se Hedhun” e bëjnë situatën sërish kritike, duke rrezikuar seriozisht dhe resortet turistike në këtë zonë.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, si nga toka ashtu dhe nga ajri me heikopter po vijon.

Por ndryshe mendojnë banorët që thonë se ndërhyrja ishte e vogel, ndërsa u evidentua pamundësia e shtetit për të përballuar situata të tilla.

Operacioni për përmirësimin e situatës vijon në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat