Kapet duke tentuar të thyej filialin e Telekomit

Kronikë e zezë

Kapet duke tentuar të thyej filialin e Telekomit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 10:36
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi i njëjti është kapur duke tentuar ta thyej filialin e Telekomit të Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, ku i dyshuari kishte vepruar në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat