Për turizëm në Itali, çiftit i gjenden 17 kg marijuanë në makinë

Kronikë e zezë

Për turizëm në Itali, çiftit i gjenden 17 kg marijuanë në makinë

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 09:21
Droga

Policia doganore e portit të Barit ka arrestuar mëngjesin e së enjtes një çift shqiptar me 17.4 kg marijuanë.

Lënda narkotike ishte e fshehur nën një fund të dyfishtë të makinës së tyre tip “Wolsvagen Passat”.

Çifti kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë me anë të një trageti linje me destinacion final një zonë të njohur turistike italiane.

Ndaj drejtuesit shqiptar të automjetit u ekzekutua urdhri i arrestit me burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndërsa shoqëruesja e tij  do të hetohet në gjendje të lirë.

Dy shqiptarët janë të moshës 34 dhe 39 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat