Atentati në burgun e Vaqarrit, Apeli lë në burg Kolaverin

Kronikë e zezë

Atentati në burgun e Vaqarrit, Apeli lë në burg Kolaverin

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:32
Ergys Kolaveri

Gjykata e Apelit ka  dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ergys Kolaverin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjyaktës së Krimeve të Rënda.

Kolaveri akuzohet se është autori i atetatit nga jashtë në burgun e Vaqarrit ku mbeti i plagosur një i burgosur Lili Dulaj, nga Kosova por objektiv ishte Gazmir Daci, sipas prokurorisë.

Ngjarja ne burgun e Vaqarrit ndodhi mesditën e së shtunës, 30 korrik ndërsa një dite më pas policia prangosi Ergys Kolaverin dhe Ena Ceken si të dyshuar për atentatin me armë.

Vetë Kolaveri mohon atentatin duke pretenduar se në momentin kur është qëlluar në drejtim të  burgut ka qenë në një lokal tjetër në Kamëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat