Arrestohen dy persona në Merdar, mashtronin dhe falsifikonin dokumente

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Merdar, mashtronin dhe falsifikonin dokumente

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 11:42
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj dje në Merdar ka arrestuar dy të dyshuar në dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve.

Raportohet se të dyshuarit kanë mashtruar disa viktima dhe duke falsifikuar dokumente. Të njëjtit  me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat