Tiranë, shpërthim eksplozivi në një autobus

Kronikë e zezë

Tiranë, shpërthim eksplozivi në një autobus

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 09:10
Policia

Disa persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur një sasi lëndë plasëse një automjeti. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Mësohet se lënda plasëse është vënë në mjetin autobus tip “Setra” me targa AA 940 CG, në pronësi të shtetasit Edmond Rexhepit. Ende nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

“Më datë 25.08.2016, rreth orës 04:05, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, në mjetin autobus tip ‘Setra’, në pronësi të shtetasit E. R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat