E tmerrshme/ Shikoni si shqiptari qëllon me sëpatë patriotin e tij në Gjenova

Kronikë e zezë

E tmerrshme/ Shikoni si shqiptari qëllon me sëpatë patriotin e tij në Gjenova

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:49
Perleshjet në Gjenova

Policia italiane arrestoi 41-vjeçarin shqiptar, Erion Koplikaj, i cili shihet në këtë video, teksa godet me sende të forta një 29-vjeçar, edhe ky shqiptar, gjatë një sherri në rrugët e Genovas.

Më datë 10 Qershor, Koplikaj me profesion murator, kishte pasur një konflikt verbal me bashkëkombasin e tij në mjediset e një lokali nate në Genova. Pasi dolën nga lokali, dy shqiptarët nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushta. Por nuk e lanë me aq. Siç shihet në këto pamje, Erion Koplikaj merr një sëpatë në automjetin e tij dhe kthehet e godet në kokë 29-vjeçarin, duke e plagosur rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se zënka u krye për motive të dobëta. Mësohet se 29-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte ofenduar 41-vjeçarin shqiptar. Ishin pikërisht pamjet e regjistruara në kjo kamera sigurie që mbërthyen dhe bënë të mundur identifikimin e agresorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat